Vidic lavdëron Januzajn

Kapiteni i Manchester Unitedit, serbi Nemanja Vidic ka thënë se është imperativ për zhvillimin e Adnan Januzajt që futbollisti të menaxhohet me kujdes dhe se parashikimet duhet të jenë reale ndaj yllit të ri, në fillim të karrierës së tij. Januzaj ka depërtuar si futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit deri më tani gjatë…

Sport

24/01/2014 12:00

Kapiteni i Manchester Unitedit, serbi Nemanja Vidic ka thënë se është imperativ për zhvillimin e Adnan Januzajt që futbollisti të menaxhohet me kujdes dhe se parashikimet duhet të jenë reale ndaj yllit të ri, në fillim të karrierës së tij.

Januzaj ka depërtuar si futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni, sidomos në mungesë të Wayne Rooneyt dhe Robin van Persiet për shkak të lëndimit.

Dhe, pavarësisht talentit të pamohueshëm të tij, Vidic thotë se stafi teknik në Old Trafford ka rol kyç në zhvillimin e Januzajt.

“Adnani ka bërë punë të mrekullueshme”, deklaroi Vidic për numrin më të ri të magazinës Inside United. “Ai është talent i madh dhe e ka të ardhmen para vetes. Ai është ende i ri, vetëm 18-vjeç. Andaj, duhet të jemi të kujdesshëm me të”.

“Ne nuk duam të presim shumë prej tij, kaq herët. Menaxheri do të përkujdeset për këtë. Adnan është talent i madh por mundet të përmirësohet edhe më tepër. Ai duhet të punojë shumë për të arritur gjëra të mëdha, por me siguri se është në gjendje t’i arrijë. Për të qenë i suksesshëm në Manchester United ju duhet të jeni në nivel të detyrës, javë pas jave”.

Vidic thotë se Januzaj është talent i madh

“Kjo është sfida dhe për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm me futbollistë të rinj sa i përket zhvillimit të tyre si persona dhe si njerëz. Në moshën 18-vjeç ju duhet të punoni shumë për t’u përmirësuar. Ai është talent i madh, futbollist shumë i mirë. Jam i sigurt se do të bëjë gjithçka që mundet për të arritur sukses sepse ka të ardhme të ndritur”, përfundoi Vidic.