Vidhte lopë, i priste dhe i shiste në treg, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.

Lajme

12/07/2018 19:14

Sipas policisë i arrestuari në Pejë, ka vjedhur lopë dhe vejta, ku më pas i ka prerë dhe shitur në treg.

“Me datën 11.07.201, njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ku i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka blerë bagëti (lopë dhe viça) të vjedhura dhe të njëjtat i ka prerë, ku mishin e ka shitur në tregun e Pejës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes./Lajmi.net/