Vidhet Oscari i Michael Jackson

Rreth shtatë vite që nga vdekja e Michael Jackson, zbulohet se një nga gjërat më me vlerë për të mungon.

ShowBiz

27/02/2016 10:26

Bëhet fjalë për një cmim Oscar për ‘Fotografia më e mirë’ të filmit ‘Gone With the Wind’, realizuar me 1939 producent  i të cilit është David O Selznick, dhe që Michael i kushtoi 1.54 milionë dollarë.

Redaksia e lajmeve Hollywood Reporter, raporton se Oscar i mbretit të ndjerë të popit është kërkuar, por nuk po e gjejnë askund.

E ndërsa Howard Weitzman thotë: ’Ajo pasuri që është fituar falë ‘Gone With the Wind’ nuk po e gjejmë askund. Do të na pëlqente shume të na kthenit sërish Oscarin, sepse është një pronë që tani i përket fëmijëve të Michael. Po shpresoj që kushdo që e ka marr ta kthejë.’

Sipas testamentit nënshkruar më 2002, 3 fëmijët e këngëtarit dhe nëna e tij Katherine janë të vetmit përfitues të pasurisë së tij. Fëmijët e tij janë Michael Joseph Jackson Jr 19-vjeç, Paris-Michael Katherine Jackson 17, dhe më i vogli 14-vjeç , Prince Michael Jackson 2.

E ndërsa te gjithë janë në pritje të rikthimit të statujës së artë, në vendin që i takon , kujtojmë se që nga momenti kur u nda nga jeta Michael Jackson, asgjë nuk ka shkuar si duhet në familjen e tij. Mund të përmendim lehtësisht rastin e Paris Jackson, vajzës së tij e cila më 2013, tentoi të vras veten, ndërsa përfundoi në qendër rehabilitimi për 1 vit./ora