Vidhet një cisternë, mbante 900,000 litra naftë

Një cisternë e naftës ne Malajzisë, e cila mbante 900,000 litra naftë, është vjedhur dhe është dërguar në ujërat indoneziane.

Bota

17/08/2016 08:53

Zyrtarë detarë të Malajzisë kanë njoftuar se MT Vier Harmoni, ishte duke lundruar nga porti Tanjung Pelepas në Malajzi në momentin kur është vjedhur, transmeton lajmi.net.

Drejtori i agjencisë detare të Malajzisë, beson se anija tani gjendet jashtë ishullit indonezian të Batam.

Ngarkesa e saj është me vlerë rreth 1.57m Ringgit ose 392.795 dollarë. /lajmi.net