Vidhet arka e xhamisë në Gjakovë, kamerat kapin rastin

Është hera e katërt që e njëjta arkë po thyhet në xhaminë “Qyl” të Gjakovës.

Lajme

30/11/2014 00:46

“Sot (e shtunë) në ora 15:58, në xhamin tonë ka hyrë një person i cili ka thyer dhe vjedhur paratë që dje për xhuma i mblodhëm”, kanë bërë të ditur burime nga xhamia.

Sipas disa të dhënave nga faqja e xhamisë në rrjetin social Facebook, kjo është hera e katërt që nga i njëjti person, pamja e të cilit tashmë e njohur për policinë, po tentohet të vidhet kjo xhami.

Policia e Kosovës po merret me rastin, ndërsa, xhemati i xhamisë duke falënderuar policinë, shfaq shpresën që “ky të jetë rasti i fundit, e atë Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë”. (lajmi.net)