Vidhen rreth 60 mijë euro në postën e Mitrovicës

Nga kasaforta e postës qendrore në Mitrovicë janë vjedhur kartela mbushëse të VALA's dhe para kesh në vlerë të përgjithshme prej rreth 60 mijë euro. I dyshuar dhe i arrestuar nga policia është një punonjës i postës.

Lajme

29/01/2014 12:14

Është vjedhur objekti i PTK’së, filiali në Mitrovicë me vendndodhje në rrugën ‘Afrim Zhitia’ mbrëmë rreth orës 22:20.

Policia e Kosovës në Mitrovicë është njoftuar se gjatë inspektimit njëra nga zyrat ku gjendeshin arkat, dera nuk ishte e mbyllur me qelës. Ndërsa i dyshuari thotë se është D.F, rreth 35 vjeç.

“Njësitë relevante policore përfshi dhe krim tekniken ne vendin e ngjarjes kanë identifikuar se njëra nga arkat qe ndodheshin aty i mungonte cilindri. Ndërsa gjatë kontrollit te hapësirave te brendshme te PTK’së hetuesit policor në njërin nga korridoret hasin një pako të mbeturinave në të cilën gjejnë mbushje kredi telefoni ne vlerë prej 1.500 euro”, thuhet në komunikatën për media të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës.

Hetuesit policor rajonal nën udhëheqjen e prokurorit përkatës kanë intervistuar disa nga zyrtarët e PTK-së, ndërsa në cilësi të dyshuarit D.F. rreth 35 vjeç m/sh/K zyrtar përgjegjës i arkës së PTK-së i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sa i përket vlerës që dyshohet se mungon nga arka ,sipas zyrtarit përgjegjës të arkës së PTK-së thuhet se ne arkë të ketë pas mbushje telefonike dhe një sasi para te gatshme mirëpo vlera e saktë mbete të përcaktohet nga ana e zyrtarëve të PTK’së.