Vidhen laptopët në Coca-Cola

Kompania gjigante Coca-Cola ka lajmëruar se në zyrat qëndrore në Atalanta janë vjedhur Laptopë, të cilët rrezikojnë informata personale të më se 74,000 punëtorëve të saj.

Lajme

25/01/2014 19:08

Coca-Cola njoftoi se të dhënat e 74,000 punëtorëve, kontraktuesëve e furnizuesëve të kompanisë janë në rrezik, pasi në zyrat qëndrore të kompanisë janë vjedhur laptopë të shumtë.

Deri më tani kompania nuk ka dalur me ndonjë qëndrim zyrtar për atë se si janë vjedhur laptopët, ose se si do të mund të ktheheshin, por ajo është duke i kontaktuar të gjithë ata që kanë mundur të kenë të dhënat e tyre personale në paisjet e vjedhura.

Politikat e kompanisë kërkojnë që informatat në laptopë të jenë të enkriptuara (koduara), mirëpo të dhënat në laptopët e vjedhur nuk ishin të tilla.

Mes tjerash, zëdhënësit e kompanisë kanë deklaruar se deri më tani nuk ka indikatorë se të dhënat që gjindeshin në ato laptopë janë keqpërdorur.