Vidhen ditarët në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan

Në Lipjan, në gjimnazin “Ulpiana”, janë vjedhur disa ditar me notat e nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë të mesme.

Lajme

29/02/2016 21:48

Drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani e ka konfirmuar këtë lajm për lipjaninews.

“Po kjo është e vërtet, janë lajmëruar edhe organet e rendit dhe hetimet janë në proces”, tha Hasani.

Ndonëse ka ndodhur vjedhja e një pjese të ditarëve, mësimi në këtë gjimnaz po vazhdon normalisht.

“Mësimi po vazhdon normalisht dhe hetimet bashkë me hetuesinë janë në proces”, tha Hasani.