Vidhen 12 shtëpi në Grapc të Klinës

12 shtëpi të pabanuara në fshatin Grabc të komunës së Klinës, të cilat i përkasin komunitetit serb, janë hapur me forcë dhe janë kontrolluar brenda nga persona të dyshuar.

Lajme

04/10/2018 13:07

Policia e Kosovës, gjegjësisht stacioni policor në Klinë menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe ka evidentuar 12 shtëpi të hapura me forcë.

“Në vendngjarje nga policët hetues dhe forenzika janë evidentuar dyert e 12- shtëpive të hapura me forcë, ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes vërehet se personat e dyshuar kanë kontrolluar brenda në shtëpi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Njësia e Hetimeve stacionit policor në Klinë, në bashkëpunim me njësitë tjera punuese dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, është duke bërë përpjekje maksimale për ndriçimin e këtij rasti.

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në terren janë ndërmarrë në koordinim me të. Me udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si ‘vjedhje e rëndë’, e mbetur në tentativë.