Videot në Vine tani në HD

Videot e aplikacionit Vine që i shihni duke luajtur në Web dhe celularë do të fillojnë të duken më mirë. Aplikacioni ka filluar të mbështesë videot e kualitetit të lartë 720p.

Auto & Tek

28/03/2015 18:23

Kjo do të thotë se tani videot në Vine do të jenë më qarta dhe do ta bëjnë shërbimin më të kërkueshëm nga kompanitë, brendet dhe organitatat e tjera të cilat e përdorin atë në kapacitetin profesional.

Ky përmirësim i madh do të jetë i dukshëm në pajisjet që veprojnë me sistemin iOS dhe Android, transmeton Lajmi.net.

Kur shikoni videot e Vine në pajisjet iOS dhe Android, ju do t’i shihni këto përmirësime të kualitetit. Ju gjithashtu do të shihni video me kualitet më të lartë të ngulitura në webfaqe përreth internetit.

Kompania thotë se ngarkimet e videove me kualitet të lartë do të jenë të gatshme së pari për iPhone dhe më vonë për pajisjet me Android.