Videot në Instagram tani do të luajnë pa pushim

Përditësimi më i fundit i Instagram për iOS të mërkurën ka bërë një ndryshim të madh: Tani, videot në kohështrirjen tuaj do të luajnë pa pushim, në vend se të luajnë vetëm një herë dhe më pas të ndalen.

Auto & Tek

04/02/2015 17:35

Rivali më i madh i Instagram në termat e videove, Vine, tashmë punon në këtë mënyrë, kështu që është e vështirë të kuptohet se pse Instagram e bërë këtë ndryshim.

Përderisa disave kjo u duket e mërzitshme apo e mahnitshme, mund të jetë një lehtësim për personat të cilët dëshirojnë ta rishikojnë një video, sidomos kur dëshirojnë që t’ia tregojnë dikujt atë që e panë, transmeton Lajmi.net.

Kjo është edhe më e mirë për reklamuesit, pasi që edhe videot e sponsorizuara do të luajnë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, ndryshe nga Vine, Instagram nuk e ka një ‘llogaritës’ të shikimeve.