Videot më të shikuara të vitit

Miley Cyrus, Pink e Rihanna janë pjesë e 10 videove më të shikuara të vitit 2013, sipas listës së Vevo. Kënga hit ‘Wrecking Ball’ nga Cyrus ka qenë dominuese për vitin që po e lëmë pas, me 371 milionë klikime nga mbarë bota. Madje, kjo këngë bëri sensacion, duke arritur në kuotën e 100 milionë…

ShowBiz

07/12/2013 21:00

Miley Cyrus, Pink e Rihanna janë pjesë e 10 videove më të shikuara të vitit 2013, sipas listës së Vevo. Kënga hit ‘Wrecking Ball’ nga Cyrus ka qenë dominuese për vitin që po e lëmë pas, me 371 milionë klikime nga mbarë bota.

Madje, kjo këngë bëri sensacion, duke arritur në kuotën e 100 milionë vizitave pas vetëm gjashtë ditësh të premierës së saj. Cyrus e ka ‘rrëmbyer’ edhe pozitën e dytë të listës së Vevo, me hitin ‘We Can’t Stop’, këngë nga albumi i saj aktual Bangerz.

Ndërkaq, kënga e will.i.am dhe Britney Spears, ‘Scream and Shout’, ‘Diamonds’ nga Rihanna dhe ‘Roar’ nga Katy Perry, futen në Top 5.

 

‘Digital Spy’ prezanton 10 videot më të shikuara të vitit sipas listës së Vevo

1- ‘Wrecking Ball’ nga Miley Cyrus

2- ‘We Can’t Stop’ nga Miley Cyrus

3- ‘Scream and Shout’ nga will.i.am e Britney Spears

4- ‘Diamonds’ nga Rihanna

5- ‘Roar’ nga Katy Perry

6- ‘Just Give Me a Reason’ nga P!nk e Nate Ruess

7- ‘Blurred Lines’ nga Robin Thicke e T.I., Pharrell

8- ‘Stay’ nga Rihanna e Mikky Ekko

9- ‘La La La’ nga Naughty Boy e Sam Smith

10- ‘Kiss You’ nga One Direction