Videoja tregon burrin duke e rrahur gruan brutalisht në ashensor

Një burrë nga Brazili u kap duke rrahur gruan e tij nga një kamerë në ashensorin apartamentin e tyre.

Fun

03/01/2019 17:46

Policia tani është në ndjekje të personit , i cili nuk është identifikuar ende, pasi u filmua duke e goditur gruan e tij në fytyrë dhe duke hedhur birrë mbi të. Aksidenti ndodhi  më 29 dhjetor, transmeton lajmi.net.

Incidenti doli në dritë vetëm pasi mbikëqyrësi i ndërtesës kontrolloi kamerat në ashensorë, për shkak të një problemi teknik.

Ai menjëherë lajmëroi policinë, të cilët thonë se ende janë duke kryer hetime mbi sulmin. /Lajmi.net/