Videoja në YouTube që po i ndihmon njerëzit që vuajnë nga pagjumësia

Kjo video tani është duke u përdorur si një hulumtim në terapinë e relaksimit.

Lifestyle

07/05/2015 19:46

Një video e një ujëvare në Irlandë që ishte postuar më herët në YouTube është duke u ndihmuar miliona njerëzve të cilët vuajnë nga pagjumësia.

Videoja e cila zgjatë tetë orë tashmë është shikuar rreth 6 milion herë, dhe tani ajo është duke u përdorur si pjesë e një hulumtimi mjekësor për disa spitale në Londër, transmeton Lajmi.net.

Artisti Johnnie Lawson e ngarkoi këtë video dhe u befasua shumë kur dëgjoi se ajo po u ndihmon njerëzve.

Lawson ka filmuar rreth 174 video afër lumenjve dhe liqeneve në vende të ndryshme. Më poshtë mund ta shihni videon: