Videoja “Ne të duam Macciato,” shpërblehet e para në Europë (Video)

Grupi i të rinjve kosovarë, 'Young activists of Kosova' ka fituar çmimin e parë në Europë për videon "Ne të duam Macciato."

ShowBiz

07/03/2017 18:45

Young Artivists of Kosova me videon e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar çmimin ”Acting Assistant Secretary for Europe’s Best Valentine’s Day Video.”

Kjo video u realizua për Ditën e të Dashuruarve dhe pjesë e saj ishte edhe ambasadori Greg Delawie i cili shfaqi dashurinë e tij ndaj kafesë makiato e cila  përgatitet në Kosovë.

“Jemi ma shumë se të privilegjum që kemi pas mundësinë me qenë pjesë e ksaj video t’mrekullueshme, e tash që e kemi fitu këtë çmim,” ka theksuar Aida Ramaxhiku, pjesëtare e videos, në rrjetin social facebook. /Lajmi.net/