Videoja e gruas shqiptare që po bëhet virale në internet: Vallëzon me burrin 10 minuta para lindjes

Diola, gruaja e gjinekologut kosovar, Dardan Baftiu, ka ndarë një moment interesant dhe inspirues për nënat e reja. Në profilin e saj zyrtar, Diola, ka publikuar një video duke vallëzuar me burrin, 10 minuta para lindjes. Çifti duken shumë të ëmbël duke e menaxhuar stresin para lindjes së fëmijës.

Lajme

16/08/2018 16:16

Lëvizjet e tilla të ndihmojnë për qetësim, shkruan Diola, krahas videos.

“Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri jot dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë.

Theksoj, janë ushtrime të bëra 10min para lindjes së vajzës tonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu”, shkruan Diola.