Videoja e Bebe Rexhës në koncertin në Tiranë që emocionon të gjithë shqiptarët (VIDEO)

Bebe Rexha përlotet, publiku shqiptar këndon bashkë me të.

ShowBiz

10/09/2016 11:07

Këngëtarja shqiptae me famë botërore ka mbajtur një koncert fantastik në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Shumë njerëz janë mbledhur për të dëgjuar Beben, e cila jo rrallë gjatë koncertit ka përmendur se është krenare që është shqiptare, është munduar të flasë shqip e madje edhe ka qarë për pritjen që i kanë bërë, shkruan lajmi.net.

Bebe është përlotur dhe nuk ka mundur t’i mbajë emocionet derisa ka prezantuar versionin akustik të këngës që ajo ka shkruar, “Me, myself and I”, që është një nga hitet më të mëdha të këngëtares.

Bebe i ka treguar publikut: “Fansat e mi më të mëdhenj në Facebook, Instagram, Snapchat, gjithkund janë gjithmonë shqiptarët, prandaj dua t’iu them faleminderit”./lajmi.net

http://www.dailymotion.com/video/x4spx41_bebe-rexha-perlotet-ne-tirane_news#tab_embed