Video tronditëse/ I shtrydhin kokën… infermieret mizore qeshin me dhimbjen e foshnjës

Një grup infermieresh në Arabinë Saudite, të cilat filmuan veten duke qeshur teksa i shtrydhnin kokën dhe fytyrën një fëmije që ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni, janë pushuar nga puna.

Fun

08/01/2018 20:30

Situatën e bënë edhe më problematike prindërit e vogëlushit, të cilët ngelën të shokuar pasi panë videon që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Videoja tregon se njëra prej infermiereve e kap foshnjën nga qafa dhe shtrydh kokën dhe ballin e tij, ndërsa infermieret e tjera qeshin të gëzuara.

Tre anëtaret e stafit të maternitetit në Taif të Arabisë Saudite, u identifikuan dhe u pushuan me njëherë nga puna. Atyre iu hoq përjetësisht e drejta e ushtrimit të profesionit.

Babai i foshnjës tregoi për mediat se i vogli kishte rreth 10 ditë në spital dhe po kurohej për shkak të një infeksioni në traktin urinar.

Ata u tronditën kur panë videon që u bë virale në rrjetet sociale.