Video tregon se si sulmohet një vajzë me shami në një shkollë të mesme

Video e postuar ka shokuar komunitetin që e kanë shikuar këtë filmim.

Fun

28/12/2018 09:40

Një komunitet në Bridgeville të Pensilvanisë u tmerrua kur u shfaqën pamjet në internet që tregojnë një vajzë në një hixhab duke u ngacmuar dhe sulmuar në banjën e shkollës së mesme Chartiers Valley, transmeton lajmi.net.

Autoritetet po hetojnë incidentin, gjë që rezultoi që viktima të dërgohej në një spital aty pranë për t’u trajtuar për një tronditje, dhe debati është shkaktuar nëse ishte një krim i urrejtjes apo jo. /Lajmi.net/