Video shqetësuese: Gatuan ngjalën e gjallë në skarë (Video)

Kjo është video e cila ka tronditur internetin, ku shihet një gjallesë e detit ende e gjallë, duke u pjekur në skarë.

Bota

20/04/2016 10:12

Krijesa e gjakosur, shihet duke u përpjekur për të shpëtuar në mënyrë të përsëritur, por shihet më pas kuzhinieri duke e kthyer përsëri në skarë me një palë darë, transmeton lajmi.net.

Por sipas kuzhinierit, kjo nuk është ashtu siç duket. Sipas tij kafsha është e ngordhur, por kripa që i është hedhur përmbi e bënë që krijesa të lëvizë e të duket sikur e gjallë, gjë që për të tjerët është e pabesueshme.

Fenomen ky i cili përshkruhet se neuronet motorike dërgojnë sinjal tek muskujt, ndërsa kripa i shkakton gjallesës të reagojë në mënyrë të tillë.

Megjithatë, kuzhinieri i cili ka mbetur anonim, ka thënë se këto gjallesa në Kinë përgatiten në mënyrë të tillë, ka pasur raste kur është gatuar peshku dhe trupi i është pjekur ndërsa kokën i kanë lënë të gjallë./lajmi.net

YouTube player