Video shokuese: Vajza filmon momentin kur vritet në klubin e homoseksualëve

Ishte një nga personat e pranishëm në lokalin ku u bë një masakër e vërtetë në Orlando të Florida, SHBA.

Bota

14/06/2016 10:45

Amanda ndodhej me disa miq mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diel, ndërsa po kërcente dhe argëtohej, kur befas nisën të shtënat. Pamjet e para ku i dyshuari Omar Mateen hapi zjarr shihen në videon e Amandës, e cila po xhironte veten me celular.

Rreth 50 persona mbetën të vdekur, pasi një person i armatosur hyri në një lokal për homoseksualë dhe hapi zjarr mbi të pranishmit, ndërsa 53 të tjerë mbetën të plagosur.