Video shokuese tregon se si ushtari amerikan shtien me armë në kamionin me civil afgan

Një video shkokuese ka zbuluar një ushtar amerikan duke gjuajtur me armë në kamionn e një civil afgan.

Fun

11/01/2018 15:02

Një hetim i madh është nisur pasi klip doli në një montazh të filmimeve luftarake duke treguar trupat që luftonin kundër ISIS.

Ky klip duket se ka kapur një ushtar duke shpartalluar xhamin e një kamioni tjetë, transmeton lajmi.net.

Disa ekspertë kanë frikë se të shtënat mund të dëmtojnë marrëdhëniet me qeverinë afgane dhe kanë shkelur rregullat e angazhimit.

Videoja u ngarkua në mënyrë anonime në YouTube përpara se të hiqej shpejt, sipas raporteve.

Joseph Votel, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, ka folur për zemërimin e tij nga këto pamje.

Ai tha: “Kam shqyrtuar videon dhe unë jam i zhgënjyer dhe i shqetësuar gjithashtu edhe populli amerikan, partnerët tanë të koalicionit, qeveria afgane dhe populli afgan do të besojnë se anëtarët e shërbimit amerikan janë të paqëndrueshëm dhe indiferentë ndaj tmerreve të luftës apo vuajtjet e njerëzve të pafajshëm të bllokuar në konflikt.

“Unë mund t’ju siguroj se kjo video nuk përfaqëson profesionalizmin apo njerëzimin e burrave dhe grave të Komandës Qendrore Amerikane.

“Ne e hedhim poshtë këtë mesazh joprofesional dhe të çuditshëm që transmeton kjo video.”

Trupat në video veshin uniforma tipike të forcave të operacioneve të veçanta të tilla si Green Berets, SEALs, Rangers dhe Marina Detare. /Lajmi.net/