Video shokuese: I riu injekton heroinë në autobusin plot me pasagjerë

Pasagjerët e një autobusi në Delaware të Pensilvanisë janë shokuar, kur kanë parë një të ri, i cili drogohet me shiringë përpara syve të tyre. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së autobusit, ndërsa videoja ka përfunduar në internet.

Bota

25/02/2016 09:43

Në pamje duket qartë kur i riu, i identifikuar si Michael Mini, nxjerr një lëndë të dyshimtë nga çanta, e fut në shiringë dhe e injekton në vena. Pak sekonda më vonë, ai humb vetëdijen dhe rrëzohet nga karrigia.

Në vendin e ngjarjes mbërrin autoambulanca dhe policia, të cilët konstatuan se bëhej fjalë për konsumim të tepër të heroinës. Michael Mini ka marrë trajtimin mjekësor në spital dhe më pas është arrestuar nga policia, ndërsa autoritetet e kanë publikuar videon në kuadër të një fushate sensibilizuese kundër konsumimit të drogës.

YouTube player