Video që dëshmon se njerëzit nuk mund t’i dallojnë verërat

Nuk është aq e thjeshtë si e bardhë dhe e kuqe: Nuk ka asnjë gjuhë që mund të flasë krejtësisht mbi verën, që thjeshtë të mund t’i dallojë shijet.

Fun

05/04/2016 11:30

Një testim i cili është bërë në lidhje me verërat, ka ardhë në përfundim se njerëzit nuk mund t’i dallojnë aspak shijet, transmeton lajmi.net.

Nga vera më e lirë deri tek ajo më e shtrenjta, njerëzit i kanë shijuar dhe nuk kanë arritur të zbulojnë se cila është më e shtrenjtë e cila më e lirë.

Kur provuan një nga verat më të shtrenjta në botë, reagimi i tyre ishte kështu:

“Ka një shije të lirë, dhe është shumë e keqe. Ka shije si urinë. Cila nga këto është e shtrenjta”?

Pra, siç duket nuk e nisën mirë apo jo?

Kur ata zbuluan se njerëzit që po testojnë verërat nuk po i dallojnë për nga shija cila është më e lirë e cila më e shtrenjtë, ata vendosën t’i bëjnë një test të dytë.

Ata i dhanë mundësinë të gjejnë dallimin mes verës së bardhë dhe të kuqe.

Ska dyshim se ajo është më e lehtë.

Njëra prej tyre tha: Kjo është shumë e lehtë pas verës së bardhë. Umm.. Erë e verës së kuqe”.

Por në të vërtetë kjo ishte verë e bardhë.

Kur iu dha e njëjta verë në dy gotë, ata filluan të gjejnë dallimet: “Kjo më duket më e lehtë, është më e vjetër”. Në fakt në gota kishin të njëjtën verë nga e njëjta shishe.

Mos keni vetëbesim të plotë në përzgjedhjen e verërave, për nga shija apo ngjyra, sepse kjo video që është bërë është fakt që njerëzit nuk mund të gjejnë dallimin mes tyre./lajmi.net

Null

Null

Null

YouTube player