Video, motori i avionit kaplohet nga zjarri në ajër

Një aeroplan i një linje ajrore ruse kishte për të luftuar menjëherë pasi njëri nga motorët e tij kishte marrë flakë.

Bota

23/08/2018 23:28

Pasagjerët e një fluturimi të avionit rus Red Wings kanë përjetuar diçka të pazakontë të mërkurën: Motori i Tupolev TU-204 filloi të digjet papritur. Shumë nga 215 pasagjerë filmuan ngjarjen, e cila ndodhi pak pas fillimit të fluturimit nga Ufa në Soçi, transmeton lajmi.net.

Motori kishte filluar të digjej menjëherë pas ngritjes, por flakët ishin të dukshme vetëm në një lartësi prej rreth 500 metrash. Pesë minuta pas nisjes, aeroplani u kthye në aeroportin e Ufa, pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt. Nuk pati lëndime. /Lajmi.net/