Video me të huajt duke zhveshur njëri-tjetrin

Regjisorja e ‘First Kiss’ tani bën video me të huajt të cilët zhveshin njëri-tjetrin.

Fun

12/07/2014 23:30

Pas videos ‘Puthja e parë’ nga regjisorja Tatia Pllieva, video e cila ka bërë bum të madh në internet, duke arritur të mbledhë 87 milion shikime deri tani.

Tani regjisorja i ka kërkuar të huajve të zhveshin njëri-tjetrin dhe të shkojnë në shtrat, pa rregulla.

Videoja është bërë në bashkëpunim me Showtime për emisionin e tyre të ri ‘Masters of Sex’, sezona e dytë e të cilit ka premierën më 13 korrik.

Në ‘Undress me’ shfaqen 20 të huaj të cilët kurrë nuk janë parë më herët, dhe megjithëse duken mjaft nervozë dhe të turpëruar, ia kanë arritur të bëjnë një video mjaft të fuqishme.