Video lojërat e rrisin aftësinë e trurit?

Është pretenduar që një kohë të gjatë se video lojërat janë shkaktare të shumë problemeve, sa që i kanë fajësuar edhe për sjelljet e dhunshme tek fëmijët. Një studim i ri thotë se ato mund të kenë edhe një përfitim për trurin tonë.

Lifestyle

14/11/2014 12:17

Studimi i ri i shkruar në Washington Post, thotë se të luash video lojëra që kërkojnë reagime të shpejta mund të na bëjë që të mësojmë më mirë.

Studimi ishte publikuar këtë muaj nga Akademia Kombëtare e Shkencave që pretendon se të luajmë video lojëra mund ta rrisim mundësinë e kryerjes së punëve të shumta, të përmirësojmë aftësitë njohëse si të rrotullojmë objekte në mendjen tonë, të fokusohemi dhe të marrim informacion, dhe më shumë na bënë që ta përmirësojmë vizionin tonë, transmeton Lajmi.net.

Daphne Bavelier, një profesor hulumtues i trurit dhe shkencave njohëse në Universitetin e Gjenevës, thotë se video lojërat i japin aftësi trurit që të modelojë dhe parashikojë të ardhmen.

Ajo madje thotë se të luash lojëra të llojit aksion i mundëson lojtarit që të fokusohet më shumë dhe kështu truri i tij përmirësohet në aftësinë për tu fokusuar.

Gjatë studimit të kryer për nëntë javë, studiuesit kishin rekrutuar dy grupe të njerëzve. Njëri grup kishte për detyrë të luante video lojëra aksion dhe të tjerët kishin aktivitete që nuk kishin të bënin me video lojëra.

Të dy grupet ishin testuar më pas dhe rezultatet ishin krahasuar në mes tyre. Rezultatet treguan se ata të cilët kishin luajtur video lojëra aksion e kishin përmirësuar më shumë trurin e tyre krahasuar me ata të cilët nuk kishin luajtur, transmeton Lajmi.net.

Të mësosh do të thotë të krijosh aftësi në tru, dhe sa më shpejtë dhe më mirë të mësosh, aq më shumë truri do të ketë aftësi për gjëra. Të luajmë video lojëra e përmirëson këtë aftësi që truri ynë e ka, tregoi studimi.