Video e rrallë e Noizyt kur ishte 19 vjeç, në fillim të karrierës

Po bëhet një dekadë që reperi Noizy është pjesë e industrisë muzikore shqiptare.

ShowBiz

17/05/2016 21:10

Prej fillimit të karrierës reperi ka qenë pjesë e OTR grupit të cilit i takon edhe sot, shkruan lajmi.net.

Në atë kohë Noizy ka qenë shumë aktiv në festivale, gjë që e kanë bërë artistët më të mirë të momentit në fillim të karrierës.

Ishte festivali Top Fest 3 kur Noizy u prezantua me këngën “Jemi OTR” në vitin 2006. Fatkeqësisht reperi nuk arriti sukses, kështu duke mos u nominuar në asnjë kategori.

Mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë për Noizyn. Vite më vonë ai vazhdoi të merte pjesë në Top Fest dhe në Kënga Magjike, derisa në Top Fest 7 arriti deri në finale. Kështu reperi vazhdoi të ngjitej lart e më lart, raporton lajmi.net.

Kujtojmë vitin 2010 dhe 2011 kur Noizy arriti famën, kështu duke u shpërblyer me çmime në Kënga Magjike.

Gjithashtu edhe në edicionin e fundit të Top Fest, ai ishte nga artistët më të nominuar me këngën “Vetëm ti je” në bashkëpunim me Elgit Dodën, ku fituan 2 çmime dhe ndezën atmosferën në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.

Sot ai është reperi më aktiv me klipe e këngë të reja të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme./Lajmi.net.

YouTube player