Video e rrallë! Dua Lipa duke kënduar në programet shkollore të Kosovës

E lindur për të qenë yll!

ShowBiz

17/03/2018 15:08

Kështu nis artikullin për Dua Lipën prestigjiozja TheSun, ku publikon video të këngëtares duke kënduar si 12 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, këndonte “No One” nga Alicia Keys, në një konkurs talentësh në shkollë.

Dua Lipa gjithmonë ka pasur cilësi të një ylli, ndërsa videoja e rrallë që u zbulua e dëshmon edhe një herë këtë.

22 vjeçarja ishte një nga fitueset më të mëdha këtë vit në “Brit Awards”, e talentin e saj në muzikë ajo e ka dëshmuar qysh në moshën 12 vjeçare.

Videoja ishte filmuar në Prishtinë, kur Dua ishte nxënëse në Kosovë, pasi ishte zhvendosur me prindërit në moshën 11 vjeçare.

Ylli këndoi së bashku me miken e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere e modës në Paris, Francë.

Andi Selimi, i cili e njihte Duan në shkollë, i tha Mail Online: “Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë muzikore.”

Dua jetonte në Prishtinë deri në moshën 15 vjeçe, përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj si pop-artiste. /Lajmi.net/

YouTube player