Video e aksidentit të Walker

Televizioni CCTV e ka publikuar videon e aksidentit që e pësoi aktori amerikan Paul Walker, i cili mbeti i vdekur në vend, së bashku me mikun e tij, Roger Rodas, i cili ishte duke vozitur. Në video shihet një flakë dhe tym i madh që pasoi pas përplasjes së veturës me një pemë në Los…

ShowBiz

03/12/2013 12:27

Televizioni CCTV e ka publikuar videon e aksidentit që e pësoi aktori amerikan Paul Walker, i cili mbeti i vdekur në vend, së bashku me mikun e tij, Roger Rodas, i cili ishte duke vozitur.

Në video shihet një flakë dhe tym i madh që pasoi pas përplasjes së veturës me një pemë në Los Angeles. Aktori i ‘Fast & Furious’ u pa një orë më parë afër veturës së kuqe Porsche Carrera GT, me të cilën e humbi jetën tragjikisht. Autoambulanca arriti pas pak në vendngjarje, por nuk mundi të bënte asgjë.