Video e 101 vjeçares duke luajtur në borë do të ua ndreq ditën (Video)

Festat e fundvitit janë kohë të familjes, e veçanërisht kur ata e pëlqejnë borën jashtëzakonisht shumë.

Fun

03/12/2015 15:42

Video e 101 vjeçares Albina Foisy, i ka grumbulluar rreth 8 milion shikime që nga postimi i saj në Facebook, raporton lajmi.net.

Në këtë video mund të dëgjohet duke thënë “është kënaqësi të luash në borë”, pastaj duke e bërë një top bore dhe duke e hedhur atë në një shenjë trafiku.

YouTube player

Video për shkak të vëmendjes të madhe që e kishte marrë ishte shfaqur edhe në lajme.

Një tjetër video e postuar nga djali i saj Armand, mund të shihet reagimi i Albina kur e sheh vetën në lajme.

Ajo në këtë video mund të dëgjohet duke thënë “Ja ku jam! Ja ku jam! Ja ku jam! Ajo jam unë! Ajo jam unë!”.

Padyshim që kjo video ua ka rregulluar ditën, e ndoshta edhe javën të gjithë atyre që e kanë shikuar. /Lajmi.net