Vidal zgjedh klubin e tij për sezonin e ri

Arturo Vidal nuk planifikon të largohet nga Bayern Munich.

Sport

13/02/2018 11:33

Arturo Vidal nuk ka ndërmend të largohet nga Bayerni i Mynihut, edhe pse për shërbimet e tij interesohen klubet më në zë në Europë, siç është Bayerni i Mynihut.

Kiliani, kontrata e të cilit përfundon në verë të 2019-ës, është shprehur se dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me bavarezët.

“Nuk po mendoj për largimin nga Bayerni. Unë ndihem shumë mirë këtu. Sigurisht që do të më pëlqente që të zgjasja kontratën. Kjo është një mundësi. Familja ime, fëmijët e mi janë shumë të lumtur në Mynih.”

Vidal ka shënuar 6 gola në 28 ndeshje të Bayernit në këtë sezon. Falë edhe performancës së 30-vjeçarit, skuadra e Jupp Heynckes ka krijuar një shkëputje prej 18 pikësh me ndjekësit më të afërt, praktikisht duke hipotekuar titullar e radhës kampion në Bundesligë.