Vidal vjen në Munich, rroga në qiell

Arturo Vidal sot do të mbërrijë në Munich për të konfirmuar transferimin në Bayern.

Sport

28/07/2015 11:42

Arturo Vidal do të mbërrojë sot në Munich për të zyrtarizuar transferimin e tij në Bayern.

Kampioni i Bundesligës do të paguajë 35 milionë euro, dhe bonuse, për blerjen e mesfushorit nga Juventus.

Kurse, e përditshmja gjermane “Bild”, ka bërë të ditur detaje tjera të marrëveshjes. Vidal do të nënshkruajë kontratë në Allianz Arena deri më 2020.

Kurse, do të jetë shumë i kënaqur me pagën e re me vlerë prej 10 milionë euro në vit.