Vidal ‘tremb’ Barçën e Realin

Arturo Vidal nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi. Mesfushori kilian është i koncentruar 100 për qind tek ‘Zonja e Vjetër’, duke mos menduar për zërat e fundit, të cilët spekulojnë se Barcelona dhe Real Madridi ia kanë vënë syrin ish futbollistit të Bayer Leverkusenit. “Barcelona dhe Real Madrid? Nuk ka asgjë, është shaka”,…

Sport

03/03/2014 22:00

Arturo Vidal nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi. Mesfushori kilian është i koncentruar 100 për qind tek ‘Zonja e Vjetër’, duke mos menduar për zërat e fundit, të cilët spekulojnë se Barcelona dhe Real Madridi ia kanë vënë syrin ish futbollistit të Bayer Leverkusenit.

“Barcelona dhe Real Madrid? Nuk ka asgjë, është shaka”, ka thënë për Tuttosport, Vidal, i cili është grumbulluar me Kombëtaren e Kilit.

“Dua ta fitoj kampionatin me Juventusin dhe më pas ta shfaq një Botëror të mirë. Natyrisht, e vlerësoj lartë interesimin e klubeve që duan të më marrin, por e përsëris, jam i vendosur t’i arrij objektivat me Juventusin”, vijoi ai.

“E kam këtë objektiv të vetëm, të punoj çdo ditë dhe ta jap një kontribut për skuadrën, derisa t’i rrëmbejë të dy titujt”, përfundoi Vidal, i cili mungoi në derbin e mbrëmshëm ndaj Milanit. Megjithëkëtë, Bianconeri fituan pa problem, 2:0.