Vidal “shtang” Bayernin: Ëndërroj të luajë për këtë skuadër

"Të luash me Flamengo-n, në Maracana, do të ishte një ëndërr".

Sport

12/06/2018 16:31

Arturo Vidal ëndërron të luajë me Flamengon.

Ai tha që do të ishte fantastike për të të luante në “Maracana”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më pëlqen Flamengo, jam shumë i afërt me Renato Augusto”, shprehet ai për kanalin e YouTube të Flamengos.

“Ai është një mik i madh dhe gjithmonë më ka folur për klubin dhe tifozët. Do të më pëlqente ta ndjeja nga afër atë energji. Të luash me Flamengo-n, në Maracana, do të ishte një ëndërr.

“Nëse duan të më kontaktojnë, jam këtu. Mund të fitonim Libertadores, Brasileirao, Carioca…gjithçka”, shtoi kiliani. /Lajmi.net/