Vidal refuzon Napolin, zgjedh super klubin tjetër nga Serie A

Arturo Vidal ka një klub të preferuar për rikthim në Serie A.

Sport

25/05/2018 07:09

Arturo Vidal dëshiron të rikthehet në Juventus.

Mesfushori pritet të largohet nga Bayern Munich, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, përkundër interesimit nga Napoli, ai preferon rikthimin në Torino, shkruan portali i njohur italian, “Calciomercato”.

Vidal ishte ditë më parë në Milano për ndeshjen e lamtumirës së Andrea Pirlos, përcjell “lajmi.net”.

Ai po ashtu u takua me ish bashkëlojtarë të tij nga Juventus.

Vidal ka kontratë me Bayern Munichun deri më 2019 por dëshiron të tentojë rikthimin në Torino që ta veshë sërish fanellën e Juventusit. /Lajmi.net/