Vidal, Pogba e Reus, objektiva të Liverpoolit

Liverpooli është duke u përforcuar me të madhe këtë verë. Tre yje të futbollit evropian, Vidal, Pogba e Reus, janë objektivat e radhës të Reds.

Sport

18/07/2014 10:50

Liverpooli e ka mjaft seriozisht këtë verë. Reds janë duke u përforcuar vazhdimisht me futbollistë cilësorë, duke u munduar sadopak ta mbushin hapësirën e madhe që e la Luis Suarez.

Dhe, tabloidi britanik Daily Mirror i ka zbuluar tre objektivat e radhës të klubit nga Anfield Road.

Në listën e ngushtë janë futur dyshja e Juventusit, mesfushorët Arturo Vidal e Paul Pogba, si dhe mesfushori i Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Të shohim nëse kampioni i pesëfishtë i Evropës do të arrijë ta transferojë së paku njërin prej këtyre tre mesfushorëve të klasit botëror.