Vidal Out, Shaqiri In

Arturo Vidal mund të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit. Dhe, në vend të tij në Torino mund të transferohet ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.

Sport

08/10/2014 16:40

Xherdan Shaqiri vazhdon të kërkohet nga Juventus. Kampioni i Italisë e kërkoi mesfushorin e Bayern Munichut edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, pa sukses pasi Shaqiri mbeti në Allianz Arena.

Mirëpo, gjithçka mund të ndryshohet në janar. Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, Bianconerët mund të shesin mesfushorin Arturo Vidal gjatë afatit kalimtar të janarit dhe në vend të kilianit të sjellin Shaqirin nga Bayerni.

Vidal është një prej futbollistëve kryesorë të Juventusit, por është gjobitur për arsye disiplinore dhe përfundoi jashtë formacionit bazë për duelin me Romën të dielën në Torino.