Vidal: Nuk jam i lënduar

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka mohuar zërat se është i lënduar, duke thënë se ai ndihet shumë mirë.

Sport

06/09/2014 00:28

Mediat gjatë kohëve të fundit, kanë raportuar se Arturo Vidal është lënduar në gjurin e tij dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për një kohë mjaft të gjatë.

Sidoqoftë, është vet lojtari i cili e mohon një gjë të tillë, duke thënë se ndihet shumë mirë.

“Gjuri im është në gjendje perfekte. Ju lutem, ndaloni duke sajuar gjëra që nuk janë të vërteta”, ka shkruar Vidal në Twitter.

Mesfushori nga kili është kërkuar për një kohë të gjatë nga Manchester United gjatë verës, mirëpo në fund ai mbeti ende te skuadra e Juventusit.