Vidal në takim me Van Gaalin

Fernando Felicevich, menaxheri i mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal, do të takohet sot me menaxherin e Manchester Unitedit, Louis van Gaal për të diskutuar rreth transferimit të klientit të tij në Old Trafford.

Sport

11/08/2014 12:03

Interesimi i Manchester Unitedit për transferimin e Arturo Vidal është pranë konkludimit në ditët e ardhshme pas njoftimeve se menaxheri i futbollistit do të takohet me Louis van Gaalin.

United ka qenë i interesuar për mesfushorin e Juventusit gjatë gjithë verës. Dhe, pavarësisht se në javët e fundit çështja është heshtur, tani duket se gjiganti nga Old Trafford ëhstë nisur në sulm të ri.

Sipas “Rai Sport”, menaxheri i Vidalit, Fernando Felicevich ka udhëtuar të dielën drejt Anglisë ku përcolli duelin mes Arsenalit dhe Manchester Cityt në Community Shield, me një tjetër klient të tij në aksion, Alexis Sanchez.

Kurse, sot ai pritet të qëndrojë në Manchester për t’u takuar me menaxherin e ri të Unitedit, Van Gaal, dhe diskutojë rreth mundësisë së transferimit të Vidalit në Old Trafford.