Vidal me Juventusin në Azi

Arturo Vidal do të shkojë... në Azi. Mesfushori kilian është ftuar nga Juventus për turneun përgatitor në Azi.

Sport

03/08/2014 19:10

Arturo Vidal është pjesë e skuadrës së Juventusit që do të udhëtojë për në Azi ku do të zhvillojë disa ndeshje përgatitore për sezonin e ri.

Mesfushori spekulohet se mund të transferohet në Manchester United, mirëpo përfshirja e tij në skuadër shton gjasat e qëndrimit të tij në Torino.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga trajneri Massimiliano Allegri.

Portierët : 1 Buffon, 30 Storari , 34 Rubinho, 77 Audero

Mbrojtësit : 19 Bonucci, 16 Motta, 4 Caceres, 3 Chiellini, 5 Ogbonna, 39 Marrone, 43 Blanco

Mesfushorët: 26 Lichtsteiner, 2 Romulo, 21 Pirlo, 8 Marchisio. 23 Vidal, 20 Padoin, 6 Pogba , 37 Pereyra, 33 Evra, 22 Asamoah, 7 Pepe, 24 Vitale

Sulmuesit: 14 Llorente. 10 Tevez, 12 Giovinco, 11 Coman, 36 Buenacasa.