Vidal: Ja e ardhmja ime

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka insistuar se është i lumtur në Torino. Mirëpo, ai ka theksuar se për qështjet e afatit kalimtar vendos menaxheri i tij.

Sport

03/12/2014 14:09

Arturo Vidal ka konfirmuar se është i lumtur në Juventus në mes të spekulimeve se kërkohet nga Manchester City.

27-vjeari kërkohej nga Manchester United gjatë verës, por nuk u largua nga kampioni i Italisë. Ai ka insistuar se nuk është duke menduar të ndërrojë mjedis, mirëpo pranoi se e ardhmja e tij do të përcaktohet në bashkëpunim me menaxherin.

“Manchester City më kërkon? Jam i lumtur në Juventus sepse këtu ndihem si në shtëpi”, deklaroi Vidal për “Radio Cooperativa”.

“Mirëpo, e kam një person që merret me çështjet e tregut dhe ai është menaxheri im. Ai mendon për këto gjëra. Ëndërroj shumë të luaj në Colo Colo e ndoshta edhe të përfundoj karrierën atje”, u shpreh ylli kilian.