Vidal frikëson Juventusin

Juventus ka njoftuar se Arturo Vidal është rikthyer nga obligimet e tij me Kilin, me një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë. Ende nuk dihet shkalla e problemit.

Sport

09/09/2014 22:39

Arturo Vidal është rikthyer i lënduar në kofshë nga detyrat ndërkombëtare me Kilin, ka njoftuar klubi i tij Juventus.

“Vidal të hënën është rikthyer nga Kombëtarja me një problem muskulor në kofshën e këmbës së djathtë. Sot ka pushuar. Kurse, të mërkurën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të vlerësuar gatishmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e publikuar nga kampioni i Italisë.

Vidal së fundmi kishte deklaruar se është shëndosh e mirë, por duket se nuk është ashtu.