Vidal, ëndrra e rivalit të urryer nga Juventus në Serie A

Arturo Vidal ka ofertë për rikthim në Serie A.

Sport

21/03/2018 08:48

Inter pritet ta ridimensionojë mesfushën me përforcime të reja, gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, mediat italiane raportojnë se objektivi kryesor i “Nerazzurrëve” është mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Reprezentuesi kilian ka kontratë me kampionin në fuqi nga Bundesliga deri më 2019 dhe nuk është afër vazhdimit të saj, përcjell “lajmi.net”.

Inter beson se mund ta bind ish mesfushorin e rivalit nga Serie A, Juventus, që të rikthehet në Itali. /Lajmi.net/