Vidal do të largohet nga Juventus

Menaxheri i mirënjohur Andrea D’Amico beson se mesfushori Arturo Vidal do të largohet nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

01/08/2014 12:43

Manchester United ka marrë një përkrahje në garë transferimin e Arturo Vidal pasi menaxheri Andrea D’Amico ka konfirmuar se kiliani do të largohet nga Juventus.

United besohet se është i interesuar për angazhimin e mesfushorit kialian pasi menaxheri i ri Louis van Gaal është adhurues i futbollistit.

Dhe, në mes spekulimeve se United ka rezervuar fanellën me numrin 7 për ardhjen e tij, menaxheri i mirënjohur D’Amico ka thënë se Vidal do të ndahet me Juventusin.

“Vidal do të largohet”, deklaroi ai për “Sky Italia”. “Pogba dhe Vidal, njëri prej tyre do të largohet nga klubi dhe besoj se do të jetë Vidal”, u shpreh ai.

D’Amico nuk e përfaqëson Vidalin por disa futbollistë të tjerë të Juventusit dhe ka lidhje të ngushta me bordin e gjigantit torinez.