Vidal: Do të japim jetën në fushë për të arritur objektivat!

Vidal, optimist para sezonit të ri.

Sport

15/08/2018 16:46

Arturo Vidal ka thënë që skuadra do të japë edhe jetën në fushë, në mënyrë që Barcelona të fitojë trofetë që i kërkon.

Kiliani ka falënderuar presidentin Bartomeu, përcjellë Lajmi.net.

“Ne të gjithë jemi një familje, por protagonistët janë lojtarët. Ata do të na ndihmojnë ti fitojmë titujt që duam”, deklaroi Vidal.

“Faleminderit për pritjen, ne do ta japim edhe jetën në fushë si pjesë e familjes së Barcelonës, do të përpiqemi për t’i fituar të gjithë titujt”, shtoi ai. /Lajmi.net/