Vidal brengos Juventusin

Juventus rrezikon të humb mesfushorin Arturo Vidal për fazën vendimtare të sezonit në Serie A dhe Europa League. Ylli kilian ka problem me gjurin dhe mund të ndodh që e ka përfunduar edicionin.

Sport

26/04/2014 12:51

Arturo Vidal e brengos Juventusin. Mesfushori kilian vuan nga një dëmtim i gjurit dhe shanset për t’u paraqitur në ndeshjen e kthimit kundër Benficas në gjysmëfinalen e Europa League janë pothuajse zero.

Dhe, sezoni për yllin e Bianconerëve lehtë mund të ketë përfunduar, ndërsa pjesëmarrja me Kilin në Kampionatin botëror, edhe pse në rrezik, duket e realizueshme, shkruan e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Por, gjendja shëndetësore e Vidalit do të jetë më e qartë në ditët në vazhdim, nga fillimi i javës dhe udhëtimi i Juventusit në Reggio Emilia në shtëpinë e Sassuolos.

Vidal do të pushojë edhe për disa ditë para se të tenton stërvitjen, për të parë se si do të reagojë gjuri i tij që e ka brengosur në periudhën e fundit.

Nëse do të ndjejë ende dhimbje, ai do të ndalet përfundimisht e ndoshta edhe rrezikon të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.