Vidal bën rikthim emocional në Serie A

Arturo Vidal mund të finalizojë një rikthim emocionues në Serie A.

Sport

15/11/2018 13:48

Mesfushori kilian i Barcelonës është shprehur i hapur për një rikthim në elitën e futbollit italian, te skuadra e Juventusit.

31 vjeçari ka veshur për katër sezone fanellën e Juventusit, për t’u transferuar te Bayern Munich në vitin 2015.

Verën e kaluar, Vidal nga Bayerni u transferua në Spanjë te Barcelona, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Inter.

Minutazha e vogël te Barca, ka shtyrë lojtarin të mendojë për të ardhmen, duke qenë i gatshëm të rikthehet te Juventusi.

“Ai dëshiron të kthehet”, ka shkruar ‘Il Corriere dello Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Vidal te Barcelona këtë sezon ka regjistruar nëntë paraqitje, duke shënuar edhe dy gola./Lajmi.net/