Vida te klubi i njohur nga Ligue 1

Demagoj Vida është pranë largimit nga skuadra e Besiktasit.

Sport

18/08/2018 11:00

Demagoj Vida pritet të largohet nga Besiktas.

“France Football” raporton se mbrojtësi kroat ka zgjuar interesim nga Monaco.

Vida mund të nënshkruajë me klubin e njohur nga Ligue 1 në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ai shkëlqeu në Kampionatin botëror 2018 me Kroacinë duke luajtur rol të rëndësishëm në rrugëtimin drejt finales.

Besiktas kërkon 17 milionë euro për shitjen e Vidas te Monaco. /Lajmi.net/