Victoria Nuland nesër takim me Jahjagën dhe Veselin

Zëvendës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

Lajme

11/07/2015 22:00

Në një njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se Jahjaga do ta takojë Nuland nesër në zyrën e saj në orën 14 e 40.

Nuland sot ka deklaruar se Kosova ka pasë progres por që ka mjaft punë për të bërë. Gjithashtu ajo ka thënë se kanceri i Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova është korrupsioni

Takimin me Nuland deri më tani është konfirmuar edhe nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës ku kryetari Kadri Veseli do të zhvillojë një takim me zyrtaren e lartë të shtetit amerikan.

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, pritet që nesër të flasë për Gjykatën Speciale dhe votimin e amendamenteve kushtetuese që hapin rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, që ka dështuar njëherë.(lajmi.net)